(VIDEO) Çarshia e Shkupit e pëlqyer nga turistët

(VIDEO) Çarshia e Shkupit e pëlqyer nga turistët

Në muajt e ngrohtë veror, qyteti i Shkupit gumëzhin nga turistët e shumtë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Të pyetur nga TV Shenja se cila është arsyeja e vizitës ata shprehen se janë kureshtar të vizitojnë një shtet si Maqedonia e Veriut si dhe të njohin tradita e kultura të ndryshme.

TURIST

“Unë jam nga Armenia. Jam këtu sepse kisha ndëgjuar që Shkupi është një qytet shumë i bukur dhe unë doja që ta shoh”.

Turist

“Është hera ime e parë që vijë këtu. Ky vend është shumë i bukur, më pëlqen gjithçka. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo situatë”.

TURIST

“Unë doja që ta shoh Maqedoninë e Veriut, për këto 2 ditë që jam këtu më duket i mrekullueshëm, është shumë i ngrohtë,i ëmbël dhe i këndshëm për shpirtin. Unë jam këtu me projektet e ERASMUS-PLUS dhe do të qëndroj deri të premten”.

Turistët thonë se ju pëlqen gatitshmëria e qytetarëve të cilët sipas tyre janë shumë mikpritës si dhe vlerësojnë shumë pjesët antike që ka Shkupi.

TURIST

“Unë jam turist nga Norvegjia, ka 7 ditë që jam këtu, është një vend fantastik, njerëzit janë të mrekullueshëm dhe shumë të shoqërueshëm. Më pëlqen kjo pjesë antike e çarshisë këtu. Unë do të vijë sërish”.

TURIST

“Unë jam nga Meksika. Më pëlqen shumë ky vend dhe njerëzit janë shumë të mirë

TURIST

“Unë jam nga Ukrania, kemi ardhur me familjën, më pëlqen shumë ky vend, energjia që të jep ky vend, ushqimi, njerëzit si dhe atmosfera”.

Në periudhën janar-prill të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është rritur për 24,3%, kanë njoftuar nga Enti Shtetëror i Statistikave. Nga aty shtojnë se te turistët vendas ka një rënie prej 3.6%, por tek turistët e huaj ka një rritje prej 46.1%. Në të njëjtën kohë, numri i netëqëndrimeve është rritur me 13,6%, pra tek turistët vendas është ulur për 4,8%, ndërsa tek turistët e huaj është rritur për 29%. Numri i turistëve vetëm në muajin prill është 69.934, nga të cilët 25.8% janë vendas dhe 74.2% janë turistë të huaj. Sipas vendeve, turistët më të shumtë ishin nga Turqia – 12.855, pasuar nga turistët nga Serbia – 5.730 dhe nga Greqia – 4.328.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING