(VIDEO) Kthehen tarifat e vjetra të sigurimit të automjeteve

(VIDEO) Kthehen tarifat e vjetra të sigurimit të automjeteve

Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistikepërcaktoi nevojën për ndryshime në tarifën e primeve të sigurimit dhe përgatiti një propozim për ndryshime që e kthejnë çmimin e sigurimit të autopërgjegjësisë në nivelin që ishte para 25 prillit të këtij viti.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Ndryshimet e propozuara janë në drejtim të përcaktimit të diapazonit nga 15% deri në 30% ku shoqëritë e sigurimeve mund ta përcaktojnë pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike dhe për çdo vlerë të këtyre kostove mbi 30%, duhet të kërkojnë paraprakisht pëlqim nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve. Kjo nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit të autopërgjegjësisë në nivelin e para 25 prillit 2024”.

Po ashtu në mbledhjen e Komisionit që komisioni, jo më vonë se 30 shtatori i çdo viti, t’i dorëzojë Qeverisë propozim për normën minimale dhe maksimale të premisë teknike të sigurimit për vitin vijues.

Nga Ministria e Financave informojnë se Propozim-vendimi i Komisionit, i është dorëzuar Qeverisë për miratim.

Qëndrimi i Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë mbështetet nga mendimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve si rregullator se kjo sjellje e shoqërive të sigurimit ndikon në stabilitetin, besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e funksionimit të të gjithë sistemit të sigurimeve në dëm të të siguruarve.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Gjendja e tregut do të monitorohen në periudhën në vijim dhe do të miratohen vendimet e duhura, bazuar në analiza dhe në proces të hapur dhe transparent.

Në lidhje me vendimet e miratuara nga shoqëritë e sigurimеve për rritjen e vlerës së prеmisë bruto për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike në gjysmën e dytë të muajit prill  2024, Ministria e Financave konvokoi Komisionin e Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, i cili mbajti mbledhje më 26, 29 dhe 30 prill dhe më 2 maj 2024 me qëllim të rishqyrtimit të të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve.

Paradite, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve i bëri thirrje Qeverisë që në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në tarifë, të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike. /SHENJA/

MARKETING