(VIDEO) Bytyqi: Të martën do të precizohet masa për subvencionimin e pagave të të punësuarëve në sektorin privat
Ditën e martë do të ketë propozim ligj për masat antikrizë të Qeverisë, me çka do të qartësohen disa paqartësi që janë krijuar, bëri me dije zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. I pyetur se a do të dëgjojnë rekomandimin e Odës Ekonomike që masa për subvencionim të pagave të të punësuarëve në sektorin privat të precizohet, Bytyqi, tha se do të marrin parasysh rekomandimet e tyre.
Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministër për Çështje Ekonomike
“Të martën do të ketë propozim ligj në të cilin do të precizohet kjo masë. Sigurisht që propozimi i Odës Ekonomike do të merret parasysh, nëse ata si përfaqësues të komunitetit të bizeneve thonë se mund dhe duhet të menjanohen disa keqpërdroime të mundshme, do ti dëgjojmë ata. Ne besojmë se nuk do të ndodhin, por mund ta pranojmë propozimin e tyre. Kurse, sa i përket se a janë masat ryshfet parazgjedhor unë në një deklaratë në vitin 2020, kur përfunduan zgjedhjet edhe atëherë thash se këtë e bëjmë për qytetarët, për bizneset”.
Për çështjen se a do të vazhdojnë të japin punëdhënësit të njejtën pagë, pasi të mbaroj masa për subvencionim të pagës, Bytyqi, u shpreh se beson që kjo masë nuk do të keqpërdoret dhe se sipas tij, pasi paga të rritet,është shumë e vështirë që të ulet përsëri.
Përndryshe, javën e kaluar Qeveria prezantoi pakon e re të masave anti-krizë, të cilëne kishin paralajmëruar prej muajsh. Pakoja përfshinte 26 kategori të shoqërisë nga studentët e deri tek pensionistët.Reagimet pas kësaj ishin të shumta, se Qeveria me këto masa po dëshiron të blejë vota, marrë parasysh se vendi ndodhet në periudhë parazgjedhore.
Emine Ismaili /SHENJA/