(VIDEO) Bytyqi: Do të “importojmë” punëtorë derisa të kualifikohen tanët

(VIDEO) Bytyqi: Do të “importojmë” punëtorë derisa të kualifikohen tanët

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, deklaroi se edhe Pollogu ashtu si e gjithë Maqedonia e Veriut ka probleme me fuqinë punëtore. Sipas, Bytyqit, vendi gjithashtu ka potencial për sigurimin e fuqisë punëtore përmes rikualifikimit dhe arsimit dual, ndërsa sipas tij, opsioni i fundit është importimi i fuqisë punëtore nga vendet tjera.

FATMIR BYTYQI, ZV KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONIMIKE 05:11

“Mendoj se fokusi duhet të jetë që të gjithë të kuptojmë se duhet të ndryshojmë, sepse vendet e reja të punës kërkojnë shkathtësi të reja. Opsioni i fundit do të jetë opsioni që të sjellim dikë, në fakt ajo është opsion kalues. Nuk është zgjidhje qëndrueshme, as për kompanitë por as për shtetin, prandaj fokusohemi në rikualifikimin e fuqisë punëtore në vend”.

Fatmir Bytyqi, këto komente i bëri gjatë vizitës në fabrikën Almero në Gostivar, e cila bënë prodhimin e dyshekëve, shtretërve dhe jastëkëve. Zv kryeministri për Çështje Ekonomike,  nga atje tha se qeveria vazhdimisht kujdeset edhe për rajonet që janë më pak të zhvilluara dhe sipas tij, Qeveria kontribuon për zhvillimin e barabartë rajonal.

Si kjo kompani, Bytyqi tha se është produkti ynë vendas dhe cilësia e cila importohet në tregjet e botës dhe ata do të vazhdojnë të rriten dhe të përmirësohen bashkë me mbeshtjen partnere nga ana e Qeverisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING