(VIDEO) Buteli kërkon rikthimin e emrave të vjetër, reagojnë këshilltarët shqiptarë

(VIDEO) Buteli kërkon rikthimin e emrave të vjetër, reagojnë këshilltarët shqiptarë

Kryetari i Komunës së Butelit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski, ka dorëzuar një iniciativë në Qytetin e Shkupit, me të cilën kërkon kthimin e emrave të vjetër të 38 rrugëve në këtë komunë. Këshilltarët shqiptar nga komuna e Butelit, të revoltuar kundërshojnë këtë kërkesë, duke e cilësuar si antishqiptare. Ata thonë se  90% e emrave që ai propozon të kthehen sipas emërtimit të vjetër janë emra të personaliteteve të historisë shqiptare. Siç thonë ata, ne kemi jetuar 70 vjet në Butel me emra të personaliteteve maqedonase, serbe e, madje, edhe vietnameze dhe nuk kemi shfaqur kurrë animozitet ndaj askujt, ndërsa Darko Kostovski as një vit nuk mund t’i durojë emrat e personaliteteve shqiptare.

SAMIR ISENI, KËSHTILLTAR SHQIPËTAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Kjo albanofobi nuk është më vetëm problem politik, por si duket është shndërruar në diagnozë. Këtu dua t’ia kujtoj kryetarit të Butelit se në komunën tonë zyrtarisht jetojnë 37% shqiptarë, ndërsa jozyrtarisht, sepse ai nuk lejon që njerëzit t’i regjistrojnë adresat e reja këtu, mund të jenë edhe 50%. Prandaj, nëse ai mendon se kështu po e mbron Butelin nga shqiptarët, e mashtron veten dhe i mashtron ndjekësit e tij. Sa më parë që e pranon se Buteli është komunë multietnike, kjo i bën mirë atij dhe krejt komunës sonë”.

Ata kërkojnë nga kryetari i komunës së Butelit tërhejqe sa më të shpejtë të kësaj kërkese.

Ndërkaq, kryeatar i Komunës së Butelit thotë se në periudhën e kaluar ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët, pas së cilës ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, aq më tepër që, siç thotë ai, ish-kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë marrë vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në Komunën e Butelit pa asnjë konsultim me qytetarët.

DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Fillimisht më vjen keq që potencohen ato 20 rrugë, bëhet fjalë për 38 rrugë prej të cilave gjysma janë me emra shqip ndërsa gjysma me emra të tjerë,emra maqedonas,emra të huaj etj. Menjëherë hedh poshtë njoftimet se bëhet fjalë për rrugët me emra shqipe, bëhet fjalë për iniciativë e cila duhet të kthej gjendjen e vjetër, apo të bëj shkatërrimin e vendimit të dhunshëm të marrë nga ish kryetari I qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, të ndërmarë në kohën e zgjedhjeve. Përndryshe iniciativa është e qytetarëve. Shoh që këtu thuhet se ka edhe nacionalizëm por dua t’ju njoftoj se në shkrimin e kësaj iniciative qëndrojnë edhe qytetar shqiptarë”.

Kostovski potencoi se vendimi për iniciativën e ndryshimit të emrave të këtyre rrugëve, i takon qytetit të Shkupit dhe nga ata varet nëse do të miratohet apo jo.

Ndryshe në mars të vitit 2021, Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për ndryshimin e emrave të 478 rrugëve, pesë urave dhe tre shesheve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING