(VIDEO) Burgu i Shutkës, aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorime në detyrë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur propozim akuzë ndaj ish drejtorit të burgut të Shutkës dhe 7 zyrtarëve tjerë policorë sepse u kanë mundësuar privilegje 5 të burgosurve.
Sipas aktakuzës, drejtori dhe dy zyrtar policor kanë kryer veprën penale të vazhdueshme të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Njëri nga policët sëbashku me 5 të tjerët, akuzohen edhe për “Punë të pakujdesshmë në detyrë”.
PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
“Hetimi ka treguar se në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit 2024, të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim i kanë mundësuar 5 të burgosurve përfitime që sipas vendimeve gjyqësore nuk ju kanë takuar. Ata kanë lejuar që të dënuarit të çoheshin në shtëpitë e tyre dhe në vende të tjera për nevoja private, gjë që është në kundërshtim me procedurën për nxjerrjen e personave të privuar nga liria jashtë institucionit”.
Procedura fillimisht ishte hapur në shkurt të këtij viti kundër 10 personave, por për dy prej tyre aktakuza është tërhequr për shkak të mungesës së provave.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/