(VIDEO) Bullgaria nuk e ndryshon qasjen ndaj RMV-së
Delegacioni i BE-së do të fokusohet t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut që t’i përmbush reformat, megjithatë vendi duhet të shfrytëzojë momentin që është krijuar në procesin e zgjerimit, deklaroi sot euroambasadori Mihalis Rokas, duke i’u përgjigjur gazetarëve se, pas formimit të qeverisë së re në Sofje, a pritet që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të ulen në tavolinë për të zgjidhur problemi dhe nëse BE do të kishte rolin e ndërmjetësuesit. Rokas ka përshëndetur komunikimet dhe porositën që kanë shkëmbyer liderët e dy vendeve, pas formimit të qeverisë së re në Sofje.
Mihalis Rokas, Euroambasador
“Kryeministri tash më dy herë ishte në Bruksel në dhjetor, kështu që momentalisht ka aktivitet intensiv diplomatik, megjithatë paralelisht me këto përpjekje dimplomatike për tejkalimin e çështjes me Bullgarinë, fokusi jonë do të jetë që të fokusohemi në zbatimin dhe përmbushjen e reformave të cilat gjithashtu dalin nga agjenda e reformave e cila së fundmi u miratua nga Qeveria juaj”.
Ndërkaq, kryeministri i i ri bullgar Rosen Zheljazkov ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ku kanë diskutuar edhe për procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai gjatë takimit, ka konfirmuar qëndrimin tash më të njohur të Sofjes zyrtare.
Rosen Zheljazkov, Kryeministër bullgar
“Kuptohet, ne diskutuam çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me agjendën e zgjerimit të Unionit, konfirmuam qëndrimin tonë, që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor – që ne i përmbahemi parimit të meritave të veta, siç e kemi thënë disa herë dhe vazhdimisht”.
Nga ana tjetër, presidenti bullgar, Rumen Radev, gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është shprehur optimist se, kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut, së shpejti do të tregojë vullnet politik për zbatimin e konsensusit evropian të vitit 2022 dhe me atë do të hap rrugën drejt negociatave për anëtarësim të plotë në BE.
Teuta Buçi /SHENJA/