(VIDEO) Buldozeri i diplomacisë amerikane në Shkup, do të shtyjë përpara ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Buldozeri i diplomacisë amerikane në Shkup, do të shtyjë përpara ndryshimet kushtetuese

Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar më 24 dhe 25 gusht do të jetë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski. Eckobar do të zhvillojë takim edhe me liderin e opozitës maqedonse VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski, në tentim për ta bindur që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Diplomati i lartë amerikan është për vizitë në vend, një javë pasi në Kuvend filloi procedura për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në premabulën e Kushtetutës.

Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për të vazhduar procesin e integrimit evropain të vendit, dhe kjo theksohet në çdo deklaratë të politikanëve ndërkombëtarë.

Në seancën e së premtes në parlament u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës, ku u miratua vetëm nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, dhe pasi nuk kishte shumicë të nevojshme deputetësh për miratimin, kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu senacën. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese, duhet të votojnë 80 deputet, respektivisht dy e treta e gjithsje 120 deputetëve.

Qeveria pretendon se do të arrijnë t’i votojnë ndryshimet kushtetuese me 80 deputet, edhe pse në votimin e ditës së premte për përcaktimin e rendit të ditës shumica pralamentare kishte vetëm 70 deputet. E vetmja parti që është kundër ndryshimeve kushtetuese është ajo e VMRO-DPMNE-së, të cilët thonë se nuk pranojnë t’i votojnë të njëjtat nën didaktin bullgar. Ndërsa, i ashtuquajturi fronti opozitar, në të cilën bëjnë pjesë partit politike shqiptare që janë në opozitë, kërkojnë që me hapjen e kushtetutës, të hiqet edhe “20 për qindëshi”, që përcakton popullin shqiptar si 20 për qind që e flasin gjuhën shqipe.

Së fundmi të gjithë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të votohen ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, si e vetmja rrugëzgjidhje për anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING