(VIDEO) Bukëpjekësit nga nesër do të bëjnë bukë, por do ta padisin shtetin
Nga nesër raftet e bukës në markete përsëri do mbushen me bukë. Goran Malishiq, nga grupacioni i industrisë së bukëpjekësve , ka deklaruar se nga 4 marsi do të fillojnë të prodhojnë dhe të shpërndajnë bukë në tregje, por siç tha Malishiq, ata do ta padisin shtetin.
GORAN MALISHIQ-GRUPACIONI I INDUSTRISË SË BUKËSPJEKËSVE
“Bukëpjekësit u pajtuan me vendimin e mëparshëm. Nga nesër të fillojnë me prodhimin e llojeve të caktuara të bukës varësisht mundësive të secilës furrë buke në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të konsumatorëve, por edhe të mbijetojnë në periudhën e vendimeve të gabuara të cilat i sjell qeveria, të cilat janë me pasoja ndaj industrisë së bukëpjekësve”.
Mlishiq tha se industritë e prodhimit të bukës kanë qenë në konsultime intesive me ekspertë jurudik të vendit dhe jashtë vendit dhe është vërtetuar se vendimet e qeverisë për industrinë e bukëpjekësve, janë jo kushtetuese dhe jo ligjore.
GORAN MALISHIQ-GRUPACIONI I INDUSTRISË SË BUKËSPJEKËSVE
“Dëmi deri më 31 maj kur na është njoftuar se do të zgjasë vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë humbja do të jetë 4.5 milionë euro. Beteja për mbrojtjen e industrisë do të vazhdojë me mjete juridike”
Nga 1 marsi qeveria vendosi që një bukë mos të shitet më shumë se 33 denarë, ndërsa kjo bërë që disa prodhues të bukës të protestojnë dhe mos të prodhojnë e as të dërgojnë bukë në tregjet e vogla.
Samir Mustafa /SHENJA/