(VIDEO) Bujar Osmani i fton kundërkandidatët e tij në një iftar të përbashkët

(VIDEO) Bujar Osmani i fton kundërkandidatët e tij në një iftar të përbashkët

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili garon për një mandat të dytë, ka ftuar gjashtë kundër-kandidatët e tij në dy master-debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore.  Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit, sqaroi se master debatet do të organizohen në terren neutral, ku secili nga kanidatët do të ketë nga një moderator, dhe secili prej tyre do të ketë mundësinë të sjellë audiencën e tij, ndërsa shpenzimet do të ndahen nga të gjithë. Nëse dikush nuk pranon ideja nuk do të realizohet.

SHTABI ZGJEDHOR I PRESIDENTIT  STEVO PENDAROVSKIT

“Secili prej kandidatëve do të ketë mundësinë të sjellë audiencën e tij, do të ftohen përfaqësues të mediave dhe do të ketë mundësi për të bërë pyetje. Debatet master do të zgjasin 180 minuta. Master-debati propozohet si një formë prezantimi dhe ballafaqimi me kandidatët me të cilin do të shmangeshin apo pakësoheshin grindjet dhe do t’u hapej mundësi që të shtatëve të përballen me programet e tyre për garën e ardhshme zgjedhore”.

Ndërkaq, kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka ftuar në iftar katër kundër -kandidatë.  Osmani këtë ftesë e ka bërë duke thënë “të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë idesh për një President Europian.

BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”.

Ftesës së Osmani i është përgjigjur pozitivisht, Arben Taravari, I cili tha se me kënaqësi do të shkonte.

Taravari   

“Sot është dita e pranverës dhe sot është dita e fëmijëve ose personave me Sindron Doën. Un do të kisha shkuar me kënaqësi, por sot kemi caktuar tradicioanlishtë në Gositivarë, që organizojmë një iftarë ose një drekë, por tash jemi në ramazan, me fëmijët me Sindron Doën. Por në të ardhmen nuk e refuzojë asnjëherë. Në parim jam për tu ulur bashkë të gjithë kandidatët, por shpresojë dhe urojë që mos të përputhet me ndonjë datë, që veç më se i kemi caktuar dhe agjenda është e mbushur përplotë”.

Ndërkaq, të hënën Taravari bëri ftes për një debat publik, ku do të debatohet për migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën përballet vendi.  Ky debat nga ana e Taravarit është paralajmëruar të mbahet ditën e shtunë në Tetovë. Deri më tani askush nuk I është përgjigjur ftesës së Taravarit, përveç Pendarovskit, I cili për momentin nuk mund të marrë pjesë pasi nuk I ka përfunduar mandate I presidentin.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING