(VIDEO) Bosnja dhe Hercegovina është duke u përballur me një katastrofë natyrore, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

(VIDEO) Bosnja dhe Hercegovina është duke u përballur me një katastrofë natyrore, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnjë e Hercegovinë.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Jabllanicë, ku mediat kanë raportuar se ka vdekur edhe një grua shtatzënë. Tre persona kanë humbur jetën në Fojnicë, ndërkohë më herët u njoftua se në një shtëpi në Fojnicë ka humbur jetën edhe një grua e moshuar. Po ashtu edhe në Gojevicë afër Fojnicës, gjatë ditës së djeshme është nxjerrë trupi i një burri nga një prej veturave të përmbytura.

Reshjet e shiut në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiç, Kisjelljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët.

Për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një popullsi e madhe është në rrezik, me informacione se ka viktima dhe një numër i madh i të plagosurve dhe të zhdukurve”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile.

Numri i viktimave mund të jetë më i lartë pasi, sipas zyrtarëve, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende për disa dhjetëra njerëz në Hercegovinën veriore, por edhe në Bosnjën qendrore.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet.

Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka nxjerrë mjete në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e dëmtuar. /SHENJA/

 

MARKETING