(VIDEO) Bora zbardh RMV-në, institucionet thonë se janë në terren, LSDM akuzon
“Bora e parë sot zbardhi Shkupin ku qyteti u zgjua me një pamje mahnitëse. Ndërkaq bora ka mbuluar edhe rrugët ku në këtë mënyrë ka ngadalësuar komunikacionin dhe për këtë arsye ekipet komunale janë në terren për të marrë masa. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të makinave për kujdes të shtuar. Ndërsa ju kujtojmë që të ecni me kujdes që hapat tuaj të përfundojnë në shtëpi dhe jo në urgjencë”.
Ndërkaq, me rastin e borës së parë nga ministria e transportit informojnë se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Ata thonë se trafiku po rrjedh pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm. Ata informuan se në bashkëpunim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara për të siguruar rrjedhë të qetë dhe të sigurt të trafikut.
Ministria e Transportit
“Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas kushteve të rrugëve”.
Edhe nga Qyteti i Shkupit thonë se po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rrjedhë të sigurt dhe të pandërprerë të trafikut. Kryetari i qytetit të shkupit Orce Gjorgjievski deklaroi se siguria e qytetarëve është përparësia e tyre.
Orce Gjorgjievski, kryetari i Qytetit të shkupit
“Bora nuk është surprizë në dimër – përgatitja është detyrimi ynë! Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë qenë në terren që nga orët e para të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet nën juridiksionin e qytetit”.
Nga ana tjetër LSDM kundërshton ashpër duke thënë se Institucionet nuk po funksionojnë.
LSDM
“Fotot nga shembja në Shkup dhe gjithkah në vend tregojnë se trafiku është i pasigurt. Qytetarët kanë mbetur vetëm, por kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e VMRO-së po fërkojnë duart. Tenderët për pastrimin e borës janë një nga të preferuarit e VMRO-së”.
Më tej ata shtojnë duke thënë se është e vështirë të gjesh kripë, kështu që ata mbeten të numërojnë paratë që vodhën nga qytetarët.
Anida Murati /SHENJA/

