(VIDEO) Bllokadat e transportuesve, Brukseli do të miratojë një strategji të re për vizat

(VIDEO) Bllokadat e transportuesve, Brukseli do të miratojë një strategji të re për vizat

Në ditën e katërt të protestës së transportuesve dhe bllokimit të hyrje daljeve, lajmi i mirë ka ardhur nga Brukseli. Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski ka deklaruar se është gjetur zgjidhje dhe se është pranuar kërkesa e Qeverisë dhe transportuesve që transportuesit të llogariten si shofer profesionistë. Sipas Nikollovskit, pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin po përballeshin shoferët profesionistë.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT

Sapo mora lajme shumë të mira nga Brukseli, lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo ishte pikërisht ajo që kërkuam. Falënderime për të gjithë miqtë e Maqedonisë që ndihmuan për të zgjidhur këtë problem”.

Përveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, zgjidhje kanë gjetur edhe transportuesit nga Mali i Zi. Shoqata e Transportuesve njoftoi se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallëra me Bashkimin Evropian.

Nga shoqata thonë se pas një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare. Vlen të përmendet se në protest përveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, kanë bërë katër ditët që lamë pas edhe transportuesit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING