(VIDEO) Biznesmeni Mendi Qyra shpalli kandidaturën e pavarur për Strugën

(VIDEO) Biznesmeni Mendi Qyra shpalli kandidaturën e pavarur për Strugën

Kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar komune në Strugë. Ai tha se kandidatura e tij nuk është garë për pushtet e as luftë kundër askujt, por siç theksoi ai është vetëm një thirrje për bashkim, për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën.

MARKETING

MENDI QYRA, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E STRUGËS

Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë. Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit, thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje, shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe menaxhuar me qytetin tonë me përgjegjësi dhe përkushtim”

Edhe partitë politike kanë njoftuar se janë duke i finalizuar listat për kandidatët për kryetar komune të cilat do të mbahen në muajin tetor. Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë publikuar gati se të gjitha emrat e kandidatëve të tyre, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Ndërkaq sa i përket bllokut shqiptar Fronti Europian dhe VLEN akoma nuk i kanë publikuar emrat e kandidatëve të tyre edhe pse në opinion vazhdimisht përfliten emra si për komunën e çairit emrat e Izet Mexhitit dhe Kaltrina Zekollit nga VLEN dhe emri i Bujar Osmanit nga BDI, ashtu edhe për komuna të tjera. Partitë politike disa herë kanë deklaruar se deri nga mesi i muajit korik do të bëhen publik të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komunash.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING