(VIDEO) Bislimovski: Këtë verë nuk pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike

(VIDEO) Bislimovski: Këtë verë nuk pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike

Maqedonia e Veriut radhitet në vendet më të larta për humbjen e ujit në rajon. Këtë e konfirmoi  kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, i cili tha se vendi jonë ka një humbje të ujit prej 62 për qind  në nivel shteti. Por, Bislimovski premtoi se ata do të investojnë në kompanitë e ujit duke përmirësuar efikasitetin e kompanive,  dhe në këtë mënyrë, sipas tij,  nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet e ujit.

MARKETING

Marko Bislimovski, KRRE

“Ne si komision rregullator për energjetikë disa herë kemi thënë se nuk ikim nga përgjegjësia, dhe jemi të gatshëm të përcaktojmë çmimin përfundimtar për të gjitha shërbimet e ujit. Garantojmë se do ta përmisojmë efikasitetin e kompanive, do të mundësojmë investime më të mëdha, dhë do ta reduktojmë humbjen e ujit në nivel të shtetit, dhe më pas nuk do të ketë çmime shokuese. Domethënë me zvogëlimin e humbjes së ujit, do të rriten sasit që do të faktorizojnë, dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë nevojë për rritjen e çimit për shërbimet e ujit”

Bislimovski gjtihashtu foli edhe për energjinë elektrike, i cili tha se nuk pret që tarifa e rrjetit të energjisë të ulet këtë verë sepse nuk janë krijuar kushtet ektreme për ta bërë këtë, por pret që nga 1 janari kur çmimi i saj duhet të përcaktohet, por e njëjta të zvogëlohet.

Marko Bislimovski

“Tarifa e rrjetit është përcaktuar aktualisht  deri në fund të vitit. Çmimi i tarifave të rrjetit do të përcaktohet në fund të dhjetorit sipas metodologjisë, nëse nuk ka ndryshime dramamatike, por nëse ka, do ta bëjmë më herët. Nga 1 janari do të shohim nëse do të reduktohen humbjet. Do të kemi një qeveri të re, ndoshta do të ketë ndryshime në politikë, kështu që është e mundur që të ulet edhe tarifa e rrjetit”

Ndërsa, në lidhje me qëndrimin e përfaqësuesve nga industria e furrës se ata në masë të madhe varen nga prodhimi vendor,  dhe me rritjen e rrymës do të rritet edhe çmimi i bukës, Bislimovski tha se kompanitë e furrave janë të obliguara ligjërisht të sigurojnë energji elektrike në tregun e lirë dhe se ato nuk duhet të furnizohen nga EVN Home.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING