(VIDEO) Bislimovski: Çmimi i energjisë elektrike mund të mos rritet

Nëse çmimi i ofruar në periudhën e ardhshme në tenderin e EVN-së do të jetë i njejtë si ky aktual nuk duhet të presim rritje të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski. Ai tha se deri më 30 qershor janë të siguruara sasitë e energjisë elektrike.
MARKETING
MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR ENERGJETIK
“Në periudhën e ardhëshme EVN HOME do të shpall tender, nëse çmimi I cili do të ofrohet nëatë tender do të jetë i njejtë si ky tani ose do të jetë afërsisht i njejtë nuk shoh asnjë arsyje për ndryshim të çmimit të energjisë elektrike”.
Bislimoski njoftoi se sipas ligjit të ri për energjetikë të gjithë bartësit e licencave për veprimtari energjetike, brenda 1 muaji, nga data 29 maj deri më 30 qershor duhet të paraqesin kërkesë për licencë të re tek komisioni rregullator për energjetikë. Ai thotë se kjo vlen edhe për bartësit e licencave për punë testuese.
MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR ENERGJETIK
“Nëse bartësit e licencave nuk i paraqesin kërkesat, licencat e tyre do të ndërpriten. Ne do ti njoftojmë ata edhe përmes sistemit tonë të monitorimit në të gjitha email adresat që na kanë dhënë dhe pres që të gjithë ti përmbushin këto detyrime. KRRE kryen inspektime të rregullta të të gjitha kompanive të licencuara. Në të kaluarën, KRRE-ja ndryshonte licencat pasi miratonte një ligj të ri për energjetikë sipas detyrës zyrtare, por tani, duke pasur parasysh se ka një numër më të madh licencash, ata i paraqesin vetë kërkesat”.
Bislimoski bëri të ditur se aktualisht janë lëshuar 8,800 licenca për aktivitete energjetike dhe rreth 150 për veprimtari testuese.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/