(VIDEO) Birn pas takimit me Murtezanin: Duhet ndihmë urgjente për Gazën

Situata në Gaza është e papërballueshme, katastrofike dhe kërkon ndihmë urgjente humanitare, ka porositur sot nga Shkupi ministri për çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn, pas takimit me homologun nga Maqedonia e Veriut, Orhan Murtezani. Duke u përgjgijur për gazetarët nëse Iralnda do të parashtrojë para Këshillit të BE-së çështjen që njohja e Palestinës të jetë qëndrim i përbashkët i Unionit dhe nëse është biseduar në takimin me Murtezanin, Birn tha se, ambicia e tyre është që Izraeli dhe Palestina të jetojnë në paqe dhe do të vazhdojmë ta mbështesim këtë dhe ta përdorin këtë si ndikim në tavolinën e BE-së.
Tomas Birn, Ministër i Çështjeve Evropiane dhe Mbrojtes së Irlandës
“Ne kemi parë shqetësim serioz rreth asaj që po ndodh në Palestinë, ndërsa ne çdoherë kemi qenë në mbështetje të popullit të Palestinës, por këtu ka dhe vende që flasin nga një perspektivë tjetër. Por, ajo që mund të konkludojmë është se ju nevojitet ndihmë urgjente dhe për këtë, së bashku me Kaja Kallasin duam ta shfrytëzojmë ndikimin që e ka BE-ja dhe të flasim edhe me vendet e tjera për perspektiva të tjera, t’i pranojmë perspektivat e tyre, t’i bindim se situata atje është aq e vështirë sa që është e patjetërsueshme që të veprohet”.
Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ende nuk është prononcuar si do të trajtojë çështjen e Palestinës, pavarësisht se edhe një pjesë e vendeve të fuqishme evropiane veç po kërkojnë njohjen e Palestinës. Por, sipas ministri për çështje evropiane të vendit, Orhan Murtezani, Maqedonia e Veriut do t’i ndjek hapat e BE-së sa i përket kësaj çështje.
Orhan Murtezani
“Ashtu siç e shihni, e gjithë bota po mobilizohet në një farë mënyre, sepse situata atje, siç tha edhe kolegu im Birn, është alarmante. Nuk mundemi që ne si shtet, sa do i vogël, të jemi imun ndaj një trendi të tillë, posaçërisht nëse ajo shndërrohet në politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian. Ne, si vend 100% të harmonizuar me atë politikë, duhet ta ndjekim të njëjtin hap”.
Një javë më parë, në Kuvendin e Maqedonisë u propozua një rezolutë për krizën humanitare në Gaza, e cila bën thirrje lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në enklavën palestineze. Por, nga 93 deputetë të regjistruar në sallën e Kuvendit, vetëm 16 votuan pro rezolutës.
Ndryshe, Irlanda së bashku me 15 shtete të tjera nënshkroi deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së njohjes së shtetit palestinez në mbledhjen e ardhshme të asamblesë së përgjtihshme të OKB-së, prej të cilëve 7 janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Teuta Buçi /SHENJA/