(VIDEO) Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Koordinatori i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti ka përgënjeshtruar pohimet e zv. kryeministrit Izet Mexhitit se 3 ose 4 deputet do ta braktisin Frontin Europian dhe do t’i bashkohen koalicionit VLEN.
MARKETING
Në një prononcim për Televizionin Shenja, Bexhheti për më tepër ka kërkuar që deputetët shqiptarë të vetëdijësohen, të tërhiqen dhe të mos mbështesin veprimin e Qeverisë që në parim sipas Bexhetit është anti-shqiptare.
Në prononcimin e tij, Bexheti tha se Mexhiti pasi doli nga BDI-ja u bë, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
BLERIM BEXHETI – KOORDINATOR I GURPIT PARLAMENTAR
“Në kontuinitet deklaron se tre deputet, dy deputet, liciton me numra pasiqë sigurisht niset nga parimi i vetëvetes duke llogaritur se duhet t’i shërbejë dikuj dhe mendon se edhe deputetët tjerë do të nënshtrohen dhe do të luajnë lojën e tij siç preferon ai ta quan lojë, pasiqë ai gjithë këtë proces e kupton si lojë ku situate është jashtëzakonisht serioze”.
Tha se deri më tani zyrtarisht nuk kanë koalicion ose marrëveshje me ASH-në e Arben Taravarit. Bexheti foli edhe për ndarjen e komunave, megjithse potencoi se ende është herët por përsëriti kërkesën për zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.
BLERIM BEXHETI – KOORDINATOR I GURPIT PARLAMENTAR
“Shpresojmë dhe besojmë që kjo shumicë parlamentare pasiqë është në situatë me të “arnume” siç i thonë në gjuhën popullore mbijeton. Besoj se kjo pakicë shqiptare që ka mbetur atje do i thirrë ndërgjegjes, ndërgjegjës së shkelur që e kanë bërë që në fillim që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme dhe të kemi zgjedhje të përbashkëta parlamtare dhe lokale dhe normalisht, kur bëhen koalicione është shumë normale që kandidatët pastaj të jenë edhe të përbashkët.
Ndryshe, zv.kryeministri Izet Mexhiti në prononcimet e fundit mediatike ka potencuar se 3-4 deputet nga Fronti Europian do ti bashkohen grupit parlamentarë të koalicionit VLEN. U përfol edhe për daljen e Selës nga Fronti dhe hyrjen e tij në Qeveri duke ju bashkuar koalicionit VLEN. Në opinon janë përmendur edhe emra të tjerë megjithatë, ende zyrtarisht nuk ka asnjë lëvizje.
Mevludin Imerin /SHENJA/