(VIDEO) Besimi: Të mos spekulohet për rritjen e çmimit të bukës
Çmimi i bukës së bardhë është 33 denarë dhe në këtë kohë krize të mos spekulohet me çmimet. Kështu porositi ministri i Financave Fatmir Besimi, pas disa paralajmërimeve në media, se çmimi i bukës do të rritet sërish. Besimi u shpreh se Qeveria është e gatshme të bisedoj me industrinë e miellit dhe të reagoj për të mbrojtur qytetarët, por shtoi se secili e mbartë përgjegjësinë e vet.
Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë
“Paralajmërimet për shtrenjtim vetëm ndikojnë në pritshmëritë e tregut dhe në mënyrë shtesë e ngarkojnë pritjet për rritje të çmimeve. Pohimet mediatike për çështje që ndikojnë ndaj pritshërive të ekonomisë, nuk e ndihmojnë ekonominë, por në mënyrë shtesë krijojnë pritshmëri për rritje të shpenzimeve”.
Besimi paralajmëroi se Ministria e Bujqësis do të prezantojë propozim-masa për këtë çështje.
Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë
“Çmimi i bukës së bardhë është 33 denarë dhe këtu nuk ka shtrenjtim. Ka mundësi që sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Lupço Nikillovski, në seancë qeveritare, të dalë me propozim-masa”.
Furrat paralajmëruan se nga java e ardhshme mund të ketë çmime të reja të bukës. Së bashku me bukën, është paralajmëruar edhe rritje e produkteve të qumështit.
Emine Ismaili /SHENJA/