(VIDEO) Besimi: Nuk është koha për harmonizimin e pagave në sektorin publik

(VIDEO) Besimi: Nuk është koha për harmonizimin e pagave në sektorin publik

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka konfirmuar se për muajin prill 2023 ka marrë pagën për 78% më të lartë, kjo në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se rroga e deritanishme ka qenë 71.145 denarë, ndërsa në prill i ka marrë 125.960 denarë.

Besimi informoi se rroga më e lartë për 78% do t’i paguhet 1.060 funksionarëve dhe se për këtë qëllim nga buxheti do të shpenzohen 960 milionë denarë.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I EKONOMISË

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të respektohet. Këto para nuk ishin parashikuar në Buxhet, duhet të jepen, ndërsa askush nuk më pyeti se ku do t’i gjejmë”.

Ministri Besimi vlerëson se tani nuk është koha për harmonizimin dhe rritjen e rrogave në sektorin publik, sepse do të ketë implikime të inflacionit dhe rekomandon rritje të rrogave të implementohet vitin e ardhshëm. Sipas tij, pagat në sektorin publik duhet të rriten nëse rritet produktiv dhe rriten pagat në sektorin real.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I EKONOMISË

“Harmonizimi i pagave në Këshillin ekonomiko-social do të zgjas më shumë, ndërsa metodologjia për rritjen e parave mund të miratohet më shpejtë”.

Rritja e pagave për funksionarët ka shkaktuar shumë reagime në opinion. Madje nga sindikatat kanë protestuar duke thënë se për punëtorët rrogat u rritën për 2 mijë denarë, ndërsa për funksionarët mbi 70 mijë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

MARKETING