(VIDEO) Besimi: Anëtarësimi në BE do të sjellë rreth tre mijë euro për çdo banor

(VIDEO) Besimi: Anëtarësimi në BE do të sjellë rreth tre mijë euro për çdo banor

Diferenca nga “paradhoma” e BE-së në atë brenda saj është 21.8 herë më shumë fonde që do të vihen në dispozicion të vendit pas anëtarësimit në B, shkruan në kolumnën javore , ministri i Financave, Fatmir Besimi.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

Sipas përllogaritjeve të përafërta, anëtarësimi në BE do të sjellë mjete shtesë prej 2.868 eurove për çdo banor në vend, respektivisht mjete shtesë prej 5.2 miliardë eurove në pesë vite, që është në nivelin e njëjtë me buxhetin e vendit tonë për vitin 2023”.

Ministri i Financave thekson se me përafrimin e vendit në BE, në dispozicion janë më shumë fonde, zhvillimore dhe strukturore. Ai krahason Fondin e Kohezionit, i destinuar për anëtarët e BE-së, dhe fondet e para-anëtarësimit BE-IPA. Fondi i Kohezionit destinohet për përkrahjen e vendeve anëtare të BE-së që kanë të ardhura nacionale bruto (Gross National Income) më të ulëta se 90% e mesatares së BE-27. Me mjetet nga Fondi i Kohezionit përkrahen projektet në fushën e mjedisit jetësor, si dhe rrjetet transevropiane në fushën e infrastrukturës së transportit.

Ministri i Financave thekson se BE-ja parasheh edhe shumë fonde të tjera shtesë për vendet e tyre anëtare. Buxheti i BE-së për periudhën 2021-2027 është vlerësuar në rreth 2.000 miliardë euro, ndërsa mjetet janë destinuar për përkrahjen e këtyre fushave: Integrimi klimatik dhe dixhital; Tregu i përbashkët dhe inovacionet; Kohezioni, rezistenca dhe vlerat e përbashkëta; Burimet natyrore dhe mjedisi jetësor; Migrimi dhe menaxhimi i hapësirës kufitare; Fqinjësia, bota dhe administrata publike evropiane.  Në kolumnën e tij të fundit, ministri i Financave njofton lidhur me Konferencën e tretë vjetore të Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (SEFF), e cila këtë vit i kushtohet diskutimit të efekteve dhe momentit mbi anëtarësimin në BE. Besimi paralajmëroi praninë e përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, bankave evropiane zhvillimore, institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN-ja, USAID-i, përfaqësuesve të qeverive të rajonit, diplomatëve, sektorit të biznesit, opinionit akademik etj. /SHENJA/

 

MARKETING