(VIDEO) BERZH ka investuar në Maqedoninë e Veriut 151 milionë euro
Për 13 projekte kushtuar modelimit të rritjes ekonomike dhe të qëndrueshme të vendit, për vitin që lamë pas, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka investuar 151 milionë euro. Prej tyre, 70 milionë euro janë investuar në projekte të gjelbra që mbështesin efikasitetin energjetik, energjinë e rinovueshme dhe përpjekjet për dekarbonizimin. 98.6 milionë euro për ndërtimin e interkonjeksionit të gazsjellësit me Greqinë dhe dy tubacione rajonale të gazit. MEPSO-s i janë dhënë 24.6 milionë euro për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. 6 milionë euro, për investime në zgjerimin e rrjetit, e projekte të tjera.
Përfaqëesuesi i BERZH për Maqedoninë e Veriut Fatih Turkmenoglu thotë se këto investime mund të ngadalsojnë ose ndalojnë shpërnguljen e njerëzve në vende tjera.
Fatih Turkmenoglu, përfaqësuesi i BERZH për Maqedoninë e Veriut
“Dua të theksoj se investimet në bizneset vendase nuk kanë të bëjnë vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me krijimin e mundësive që inkurajojnë njerëzit të ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi. Këto investime kanë potencialin të ngadalësojnë, apo edhe të ndalojnë daljen e njerëzve që kërkojnë mundësi diku tjetër. Në fillim të vitit 2025, mbetem optimist se ky moment do të ruhet dhe se do të arrijmë dhe do të japim rezultate që kanë një ndikim më të madh dhe që do të mbështesin vendin duke zhbllokuar potencialin e tij të plotë”.
Deri më sot, në Maqedoninë e Veriut, BERZH ka investuar 2.9 miliardë euro në 197 projekte.
Emine Ismaili /SHENJA/