(VIDEO) Bekteshi: Të përmirësohet ligji për zonat ekonomike

(VIDEO) Bekteshi: Të përmirësohet ligji për zonat ekonomike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një konferencë për media sot njoftoi se në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore Mendi Qyra kanë diskutuar disa tema të rëndësishme, ndër to ligji për zonat industriale, investimet në sektorin e turizmit dhe investimet në mbrojtje të konkurrencës jolojale.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Duke filluar nga ligji për zonat industriale, duke marrë parasysh me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut kemi disa lloj zonash, duke filluar nga zonat e lira ekonomike, ato industriale të cilat janë në kuadër të komunave dhe vërejtjeve të cilat me vite të tëra I kemi pasur në komuna të caktuara, ku kemi zhvillim të biznesit, ministria e ekonomisë e ka përpiluar ligjin e ri për zonat industrial ku drejtëpërdrejtë në pjesën e infrastrukturës edhe pse deri në këtë moment është obligim I komunave të caktuara, obligimin për ndërtimin, përmisimin e infrastkuturës rrugore apo përcjellëse për nevojat e zhvillimit të kompanive do ta merr edhe drejtoria për zhvillimin e zonave të lira ekonomike”.

Kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore tha se ky takim ishte i frytshëm pasi që janë zhvilluar tema në interes të ekonomisë së vendit.

MENDI QYRA, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE

“Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore gjithmonë e shtyn përpara informalitetin, lidhur me informalitetin lidhur me pjesën ku ka të bëjë biznesin, me monopolin e kompanive e tjerë të cilët e pengojnë zhvillimin ekonomik”.

I pyetur për rritjen e çmimeve Bekteshi tha se kur ndodhin rritje të tilla të pakontrollueshme çmimesh që nuk janë të bazuara, ai është i mendimit që të aktivizohet ligji për mbrojtje të konsumatorit, ku parashikohen masa më të rrepta në të cilat ka edhe ndalim për kryerjen e aktiviteteve .

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING