(VIDEO) Bekteshi për ndryshimin e balancerit: Mbi 7.000 familjeve shqiptare ju humbet e drejta e punësimit

(VIDEO) Bekteshi për ndryshimin e balancerit: Mbi 7.000 familjeve shqiptare ju humbet e drejta e punësimit

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka kalkuluar efektin e ndryshimeve të fundit në mekanizmin e Balansuesit. Ai ka konstatuar se mbi 7.000 familjeve shqiptare ju humbet e drejta e punësimit në sektorin publik. Sipas Bekteshit, tash e tutje kjo e drejtë u mundësohet maqedonasve dhe serbëve.

“Po e dëmtojnë të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare. Sektori publik, pa shoqëritë aksionare, ka mbi 130.000 të punësuar dhe me regjistrimin e fundit e drejta e punësimit sipas përkatësisë etnike ishte si vijon:

Maqedoas 54,21%

Shqiptar 29.52%

Turq 3.98%

Romë 2.34% dhe serb 1.18%”

Bekteshi ka shkruar se me vendimin joligjor të kësaj qeverie jolegjitime dhe anti-marrëveshjes së Ohrit, përqindja është si vijon:

Maqedonas 58.44%

Shqiptar 24.30%

Turq 3.86%

Romë 2.53%

Serb 1.30%

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING