(VIDEO) Bekteshi: Me ngrirjen e çmimeve e mbrojmë konsumatorin

(VIDEO) Bekteshi: Me ngrirjen e çmimeve e mbrojmë konsumatorin

Është shumë lehtë barrën e krizës me e hedh vetëm tek konsumatori. Por barra në kohë krize duhet të shpërndahet. Kështu tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke arsyetuar vendimin e qeverisë për ngrirje të çmimit të disa produkteve.
Ai tha se garanton se asnjëra nga kompanitë nuk gjeneron humbje me masat të cilat i ka ndërmarr Qeveria.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë
“Unë garantoj se asnjëra nga këto kompani nuk gjeneron humbje me masat të cilat i kemi ndërmarr ne si Qeveri. Por me siguri që shkurton nga marzha e fitimit të cilin e ka planifikuar që nga përfundimi i vitit paraprak. Masa të tilla ne kemi realizuar edhe gjatë vitit të kaluar.
Duke folur për inflacionin e lartë në shtet, ministri Bekteshi shpjegoi se përse kjo ka qenë kështu, ndërsa tha se më trendi është në zbritje dhe se shpreson që viti do të përfundojë me inflacion prej 7.1%.
“Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë”
“Tani më vetëm se ka filluar rënia e inflacionit e cila prej në muajin dhjetor prej 19.5% e përfunduam muajin shkurt me diku rreth 16.7% inflacion dhe trendi është në rënie. Jam i bindur se këtë vit do ta përfundojmë me inflacion më të vogël se 7.1%”
Ministri i Ekonomisë foli edhe për rritjen e pagës minimale, duke thënë se kjo nuk do të jetë rritja e vetme dhe se edhe në muajt e ardhshëm do të ketë rritje sërish.
Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING