(VIDEO) Bekteshi: Ligjet e korridoreve do të miratohen, nuk ka kthim mbrapa

Pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të miratohet dhe projekti do të zbatohet, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me pritjet që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të reagojë ndaj ndryshimeve të propozuara ligjore, Bekteshi tha se nuk ka kthim prapa dhe se është punë e kryer.
MARKETING
KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Ne kemi një nga kompanitë më të mëdha me renome që do të jetë kontraktor, e ajo është kompania ‘Bechtel’ në konsorcium me ‘Enka’.
Bekteshi i ka bërë thirrje komisionit për antikorrupsion dhe prokurorisë që të veprojnë më shpejt dhe të dalin me konstatime. Qeveria, ka theksuar ai, e ka përfunduar punën, tani ligjet janë në Kuvend dhe presin që deputetët ti miratojnë sa më shpejtë.
KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Me sa jam i informuar, tashmë janë miratuar disa ligje në komisione dhe ne prisnim votën e tyre dhe të fillonin punën që do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi”.
Bekteshi ripërsëriti se mbi 51 % e punës do të realizohet nga kompanitë vendore, ndërsa ai pret që kompanitë vendore të realizojnë mbi 70 %.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/