(VIDEO) Bekim Fetai betohet si rektor i ri në universitetin “Nëna Tereza”

(VIDEO) Bekim Fetai betohet si rektor i ri në universitetin “Nëna Tereza”

Në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, gjatë ditës së sotme është zhvilluar ceremonia e inagurimit të rektorit të sapozgjedhur, Bekim Fetai, nga ku bartja e funksionit të rektorit u bë nga rektori i deritanishëm, Izet Zeqiri. Gjatë dorëzimit të funksionit, Zeqiri theksoi rëndësinë e pozitës së rektorit si dhe sfidat dhe arritjet e tij si rektor ndër vite. Tutje, ai falënderoi odën ekonomike veriperëndimore, fondacionin akcis si dhe kryetaren e komunës së Shkupit për përkrahjen e të gjitha investimeve.

Izet Zeqiri, ish rektor

Projekti i famshëm 2017 i kampusit pothuajse nuk ishte gjallë, iniciuam aneks kontratën realizuam projektin në vlerë 60 milion euro, ku 50% e projektit së shpejti do të hapet tenderi, do të fillon me 34.5 milion euro që e vërtetoi edhe ministresha. UNT nuk kishte donacione, falë lidhjeve dhe besimit që kishim me partnerët dhe me komunitetin e biznesit realizuam mbi 300 mijë euro donacione për të ndërtuar dhe renovuar të gjitha këto objekte përcjellëse të cilët i kemi këtu”.

Ndërkaq, rektori i sapozgjedhur Bekim Fetai pranoi këtë post me mjaft entuziazëm dhe plot përkushtim nga ku shprehet se misioni i tij është që të krijojë valë të ndryshimit pozitiv përmes arsimit që tejkalon kufijtë tonë, kulturën, nacionalitetet dhe rrethina të ndryshme akademike dhe shkencore.

Bekim Fetai, Rektor i Universitetit Nënë Tereza

“…shpresojmë se kjo do të jetë një periudhë me mjaft rëndësi për univerzitetin dhe ndjej një nder që na është dhënë të udhëheqim një institucion të arsimit të lartë me aq rëndësi. Kemi paraparë shumë pika, do të veçoj vetëm disa prej tyre më me rëndësi, ritja dhe kualiteti i edukimit, digjitalizimi i univerzitetit dhe pjesa e infrastrukturës, gjithashtu edhe bashkëpunimi si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar dhe krijimi i gjeneratave të reja cilësore”.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska falënderoi rektorin e deritanishëm, Izet Zeqiri ndërkaq, rektorit të ri i uroi punë edhe më të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Universiteti “Nënë Tereza”, është universiteti jonë më i ri dhe Qeveria do ta mbështes në vazhdimsi rritjen dhe zhvillimin e tij. Në pesë vitet e ardhëshme me 34 milion euro do t’i mbështesim nevojat infratrukturore të këtij universiteti me cka do të krijojmë kushte për punë më të mirë edhe për profesorët edhe për studentët. E gjithë kjo për të formuar kuadro të rinjë të cilët do ta ndërtojnë në vazhdimsi vendin tonë”

Ndërkaq për përkushtimin e tij në shenjë falenderimi rektori i deritanishëm Izet Zeqiri u nderua me një dhuratë për të përkujtuar punën e palodhshme në Univerzitet, dhe po ashtu edhe rektori i këtij mandati, Bekim Fetai u mirëprit më një dhuratë për angazhimin e tij në detyrë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING