(VIDEO) Bejta: Më rikthyen qytetarët e mi, kam mbështetje edhe nga VMRO
Kandidimi i Nevzat Bejtës për Komunën e Gostivarit ka ngjallur skenën politike në atë komunën. Bejta i cili ka udhëhequr me Gostivarit për dy mandate, synon të fitojë edhe mandatin e tretë, ndërsa kësaj here, ai do të garojë nën llogon e koalicionit VLEN. Në emisionin “Debat në Shenja”, ai deklaroi se rikthimi i tij erdhi si rezultat i kërkesës së shumicës së qytetarëve të Gostivarit, por theksoi se mbështetja për kandidaturën e tij ka qenë gjithëpërfshirëse, pa dallime politike apo etnike.
NEVZAT BEJTA, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Mua më rikthyen qytetarët e mi. Ishte kërkesë e shumicës së qyetarëve të Gostivarit, pa dallim kujt partie politike i takojnë, pa dallim kujt nacioanaliteti i takojnë, Gostivari është i të gjithë qytetarëve. Të gjithë qyetarët e duan qytetin e vet ta shohin sa më bukur. Në periudhën e kaluar, për 8 vite Gostivari u shkatrrua, u shkatrua arsimi, u mbush qyteti me mbeturina, higjena në nivel shumë të ulët, urbanizmi, kultura, jo kujdesja për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe anketimet që i bëmë tregonin se unë dal fitues”.
Bejta madje është shprehur i bindur, se më 11 janar do të triumfoj dhe do të kthehet sërish në kolltukun e të parit të Gsotivarit. Ai tha se do të ketë mbështje edhe nga partitë tjera, përfshirë këtu VMRO-DPMNE dhe partinë e Romëve.
NEVZAT BEJTA, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Unë nuk jam si politikanët tjerë, unë jam pragmatik edhe unë kontaktojë me ç’do qyetatarë dhe unë jam duke punuar prej mëngjes deri në mbërmje. Edhe vullnetin më të madh që ma kanë shtuar dhe dëshirën ma kanë shtuar që të punojë edhe më shumë se kam mbështetjen e shumicës së qyetarëve dhe shumica e qytetarëve janë anëtarë të partive të ndryshme politike, por mbështetjen kryesore e bëjnë qytetarët dhe unë jam më se i bindur se më 11 janar qytetarët e Gostivarit do ta festojnë fitoren e madhe të rikthimit të Nevzat Bejtës”.
Kujtojmë se në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër- Zhupë, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk u arritë censusi, pas çka në këto komuna zgjedhjet do të mbahen më 11 janar.
Samir Mustafa /SHENJA/

