(VIDEO) BDI: VMRO-DPMNE të mos fundoset në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian

(VIDEO) BDI: VMRO-DPMNE të mos fundoset në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian

Vazhdojnë përplasjet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, duke akuzuar njëra tjetrën për krim dhe korrupsion. Integristët iu përgjigjën Hristijan Mickoskit, i cili dje tha se gazetarët duhet të interesohen për investimin finaciar për ndërtimin e Kullës Përkujtimore në Sllupçan, dhe jo për rastin “Feniks”. Nga BDI thonë se VMRO-ja duhet të përkulet para Kullës Përkujtimore në Slluçan.  Madje sipas tyre, VMRO-DPMNE, në vend që të fundoset për çdo ditë në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian, duhet të mbështes Maqedonisë europiane dhe ndryshimet kushtetuese.

BDI

“Në vend që Mickoski t’u japë udhëzime kryetarëve të komunave të tij që të mos lëshojnë leje ndërtimi dhe vërtetime për procedura ligjore legalizimi për shqiptarët, në vend që të ndalojë dhënien e punëve për kompanitë shqiptare, le të lejojë që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes së tyre. Në vend që të nxjerrë foto të rralla arkivore të tij me uniformë maskimi me kallashnikov të zbrazur dhe me gra e fëmijë në përcjellje për në shërbim ushtarak, ai duhet të përkthejë faqen e partisë edhe në shqip. Në vend që të thërrasë për luftë në mes të Kuvendit para gjithë opinionit, ai duhet të tregojë virtyt dhe të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan”

Ndërsa VMRO-ja opozitare pretendon se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po abuzon me shqiptarët për përfitime personale. Ata thonë se Ahmeti ka më shumë se 20 vjet në pushtet, dhe për shkak të tij nuk ka kanalizmi në Haraçinë, sepse Ahmeti po vjedh të ardhmen e popullit dhe mbi të gjitha të shqiptarëve të cilët i gënjen dhe i keqtrajton përderisa familja e tij pasurohet.

VMRO

“Herën tjetër që Ahmeti të dojë të manipulojë shqiptarët se është një lider i madh, le të hipë në autobus kur të rinjtë nisen për në Gjermani, Zvicër dhe Itali dhe t’u tregojë recetën se si nipi i tij Drini e bleu Soravinë pa investuar një qindarkë. Me siguri mes tyre ka edhe dikush që dëshiron të bëjë të njëjtën gjë dhe të qëndrojë në Maqedoni. BDI-së nuk i intereson as shqiptarët e as maqedonasit, më së paku e ardhmja e BE-së dhe vlerave perëndimore, e pamë se sa të tronditur ishin Ali Ahmeti dhe BDI që Merko u fut në listën e zezë të SHBA-së”

Nga VMRO-shtojnë se për BDI-në, as SHBA-ja e as BE- ja nuk janë të rëndësishme për ta përderisa iu rrjedh krimi. Edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet ta dinë se po vjen koha kur duhet të përgjigjen.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING