(VIDEO) BDI vendosi që të ketë takime të hapura të kryesisë me qytetarët

(VIDEO) BDI vendosi që të ketë takime të hapura të kryesisë me qytetarët

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithsëm të BDI-së të mbajtur në Tetov, e cila është thirrur nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, është vendosur që nga e mërkurja, të nisin takimet e rregullta me qytetarët. Kështu njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi Ai tha se këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës dhe më pas në ditët në vijim, të njejtat vazhdojnë në komunën e Sarajit.

ARBËR ADEMI,NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INETGRIM

Do të duhet të theksojmë se mbledhjet e hapura të degëve me popullin startojnë këtë javë, dita e mërkurë është takimi, mbledhja e parë në orën 19:00 në komunën e Likovës, për të vazhduar më pas, në ditët në vijim në komunën e Sarajit. Pra, dy takime për këtë javë, dy mbledhje me popullin , të degëve respektivem dega e Likovës ka paraparë që takimi i kësaj strukture partiake me prezencë të udheqësisë më të lartë të BDI-së, të mbahet ditën e mërkurë në orën 19:00”.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe rajon. Ademi sqaroi edhe për disa konkluzione që kanë dalur nga mbledhja e BDI-së.

ARBËR ADEMI,NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INETGRIM

Ndarja e RMV-së nga pakoja me Shqipërin dhe hapirimi i më tutetjeshëm i Shqipërisë për antarsim të plotë në BE, nuk është lajm i mirë për vendin dhe nuk është e mirë për vet mardhëniet ndëretnike në vend. Ndryshimet kushtetuese sigurishtë që do të mbështeten nga BDI, inkurarojmë partnerët e kësaj qeverie mono-etnike pa legjitimitet, që një çështje të tillë të rëndësishme për antarsimin e vendit tonë në BE ta ndërrmarin, ndërsa do ta ken mbështetjen e BDI-së siç e kanë pasur mbështetjen edje gjatë mandatit të kalaur kur ishim në qeveri dhe mënjherë deponuam dorhqjen kolektive”.

BDI gjithashtu kërkonë edhe Veting për të gjithë personat që kanë mbajtur funksione shtetore dhe të hetohet pasuria e politikanëve. Ndërkaq, sa i përket protestave të paralajmëruar disa herë nga BDI, Ademi tha se protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING