(VIDEO) BDI: SHBA rithekson rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës

(VIDEO) BDI: SHBA rithekson rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për konfirmimin e vlefshmërisë së masave ndëshkuese amerikane ndaj të gjithë atyre që nuk do të respektojnë përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë të fqinjësisë së mire. BDI thekson se ky vendim është shprehje e rëndësisë jetike që kanë këto marrëveshje me frymën paqësore që e reflektojnë dhe cenimi i tyre padyshim se lëkund themelet e paqes dhe paraqet kërcënim për vlerat e demokracisë së mirëfilltë.

BDI
“Marrëveshja e Ohrit ajo e Prespës dhe fqinjësisë së mirë, janë edhe fryte të ndërmjetësimit objektiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë këtyre viteve në mbështetje të vendit tonë dhe mbarë rajonit, shtigje që mundësuan integrimin tonë në NATO dhe afrimin si asnjëherë më parë para dyerve të Europës”.

Nga Shtëpia e Bardhë amerikane të premten kanë njoftuar se Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur të vazhdojë ta konsiderojë si “emergjencë kombëtare” situatën me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Urdhri ekzekutiv i 26 qershorit 2001, i firmosur nga presidenti George W. Bush, kishte në fokus personat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Bosnjë-Hercegovinë. Biden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING