(VIDEO) BDI: Qeveria imponon frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore në Ligjin për Arsimin e Mesëm

(VIDEO) BDI: Qeveria imponon frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore në Ligjin për Arsimin e Mesëm

BDI vlerëson se Qeveria po përpiqet për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore që sipas tyre, synojnë krijimin e supremacisë etnike dhe minimin e barazisë multi-etnike, e cila është thelbësore për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Dijana Toska ka komentuar propozimet e bëra në Ligjin për Arsimin e Mesëm, duke theksuar se ndër të tjera parashikojnë përdorimin asimetrik të gjuhës dhe alfabetit në dokumentet pedagogjike. Ajo ka thënë se propozimet gjithashtu parashikojnë zhvillimin e aktiviteteve kulturore vetëm në frymën e traditës maqedonase dhe historisë nacionale, duke margjinalizuar kulturën dhe kontributin e komuniteteve të tjera etnike në vend.

MARKETING

Dijana Toska, deputete e BDI-së

“Këto dispozita përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etnik, që bie ndesh me frymën dhe qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë. Këto ndryshime dëmtojnë jo vetëm kohezionin shoqëror, por edhe imazhin e Maqedonisë së Veriut në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, duke e kthyer vendin në një prej prioritetit të parë të Komunitetit Europian për Menaxhimin e Krizave”.

Sipas Toskës, zgjidhja e vetme për të mbrojtur të ardhmen e vendit është kthimi në dialogun e hapur dhe respektimi i frymës së Marrëveshjes së Ohrit, që ka siguruar stabilitet dhe progres për të gjithë qytetarët.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING