(VIDEO) BDI: Për shtatë muaj qeveria ka shkatërruar të arriturat e një dekade
Qeveria aktuale ka shkatërruar të arriturat e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit. Kështu ka deklaruar sot Besarta Aliu, nga BDI, e cila tha se nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin kryeministrin e parë, në këtë janar, për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulinit, Stoilkoviq.
Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, siç tha ajo, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore. Sipas Aliut, nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim. Po ashtu theksoi edhe ndërtimin e koridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.
Besarta Aliu, BDI
“Nga një sistem arsimor që solli abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë. Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare”.
Nga ana e saj, krahasimet ishin të shumta, nga ku vazhdoi duke theksuar rritjen ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria. Po ashtu shtoi se nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.
Përkrahas këtyre, sipas saj ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe se siç tha ajo, ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.
Anida Murati /SHENJA/