(VIDEO) BDI: Nipi i Zeqirja Ibrahimit i vetmi shqiptar i punësuar në konkursin e ARM-së

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vazhduar me akuza të rënda për punsimet e fundit në Armatë, ku nga 74 persona që u punsuan, vetëm një është shqiptarë. Sipas BDI-së, numri një nuk është vetëm një numër i thejshtë, po ai është nipi i njërit ndër krerët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi.
Në vend të vlersohet aftësia, përgaditja, apo merita, punsimet në Armatë, nga BDI theksojnë se bëhen me nepotizëm.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj, por të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon ‘testin’, jo aftësia, jo përgatitja”.
Përveq Armatës, Integristët deklarojnë se shqiptarët janë të padëshiruar edhe në Operën dhe Baletin Nacional, ku siç informojnë ata, janë punsuar 46 maqedonë dhe përsëri vetëm 1 shqiptar, të cilin nuk e kanë publikuar se kush është.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Kjo shifër skandaloze, 46 maqedonë, vetëm 1 shqiptar, nuk është vetëm statistikë. Është politikë diskriminuese, që po i mbyll dyert shqiptarëve në kulturë, në art, në administratë dhe në çdo hapësirë shtetërore”.
BDI zotohet se do të ngrejë zërin dhe do të ndërmarrë hapa institucionalë dhe politikë për ta ndalur, siç thonë, këtë padrejtësi të organizuar ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Samir Mustafa /SHENJA/