(VIDEO) BDI: Mickoski po e lë vendin në orbitën e Rusisë dhe Kinës

(VIDEO) BDI: Mickoski po e lë vendin në orbitën e Rusisë dhe Kinës

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj zv/kryeminstrit dhe njëherësh ministër i Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, pasi mori pjesë në kremtimin e Ditës së Rusisë. Nga opozitarja BDI theksojnë se në mënyrë publike dhe me kapacitet të plotë institucional, në emër të vetë Qeverisë, promovojnë dhe mbrojnë narrativat ruse në Maqedoni të Veriut. Këto veprime, sipas BDI-së, janë në kundërshtim me qëndrimet e NATO-s.

MARKETING

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Qëndrimi aktual i Qeverisë paraqet një precedent të rrezikshëm, përmes të cilit po tentohet “normalizimi” i një ndryshimi të politikës zyrtare të shtetit , me synimin për t’u larguar nga orientimi i qartë euroatlantik dhe për t’iu afruar qendrave alternative të fuqisë politike, të udhëhequra nga Pekini dhe Moska”.

Nga partia e Ahmetit shtojnë se për këto verpime, Stoilkoviq gëzon mbështetje edhe nga kryeminstri, Hristijan Mickoski.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Zëvendëskryeministri, i cili në mënyrë ironike është përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe që urdhëron shkarkimin e shqiptarëve nga pozita të larta në administratë, gëzon qartazi mbështetjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski për të gjitha veprimet e tij, diçka që e kemi parë më herët kur ndante ‘kartonë të verdhë’ për shqiptarët që i kishte shënjestruar Stoilkoviq si ‘të pjekur’ për t’u shkarkuar”.

Megjithatë, integristët theksojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut është zotuar ndaj aleatëve të saj që do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat në mbrojtje nga këto ndikime, jo vetëm brenda territorit të vet, por edhe si partnere aktive në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING