(VIDEO) BDI: Komuna e Çairit merr kredi për të shlyer borxhet e projekteve të fushatës

(VIDEO) BDI: Komuna e Çairit merr kredi për të shlyer borxhet e projekteve të fushatës

MARKETING

Një vendim i fundit i Këshillit të Komunës së Cairit lidhur për huamarrje afatgjatë prej 120 milion denarësh, me afat kthimi për 10 vjet ku me qëllim, shlyerjen e borxheve ekzistuese, ka nxitur reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Partia thotë se kjo nuk është kredi për zhvillim, për projekte, por se kjo është kredi për të mbuluar dështimet e qeverisjes.

MARKETING

Sample Image

Imrane Veliu Ailu, nga BDI, ka theksuar se ky vendim nuk është vetëm i papërgjegjshëm por edhe i padrejtë , ku shtoi se po merret një kredi 10-vjecare që do të paguhet nga qytetarët që nuk kanë përfituar asgjë nga këto shpenzime. Kjo është zhvendosje e barrës nga politika tek qytetari, nga sot tek e ardhmja, tha Aliu.

IMRANE VELIU ALIU, BDI

Mungesa e transparencës është alarmuese. Nuk ka listë të detyrimeve që do të shlyhen. Nuk ka analizë se si janë krijuar borxhet. Nuk ka përgjegjësi për ata që i kanë krijuar. Vetëm nje fakt mbetet: 120 milionë denarë borxh pa përgjigje për arsyen. Ne nuk jemi kundër huamarrjes si instrument, por jemi kundër keqpërdorimit të saj për të mbuluar abuzimet”.

Aliu tha se Çairi nuk mund të trajtohet si një arkë zgjedhore që zbrazet gjatë fushatës dhe të mbushet me kredi pas saj. Ajo njoftoi se kërkojnë publikimin e plotë të çdo detyrimi që do të shlyhet me kredinë. Gjithashtu, kërkohet një auditim i pavarur për shpenzimet e periudhës para zgjedhjeve dhe këriki i përgjegjësisë për çdo keqpërdorim të mjeteve publike./SHENJA/

MARKETING