(VIDEO) BDI: Hetimet për tragjedinë në Koçan, një farsë e mirorganizuar për të mbrojtur fajtorët e vërtetë

(VIDEO) BDI: Hetimet për tragjedinë në Koçan, një farsë e mirorganizuar për të mbrojtur fajtorët e vërtetë

Çdo ditë dalin prova të reja që konfirmojnë se hetimi për tragjedinë në Koçan nuk është një proces profesional apo i pavarur, por një proces politikisht i dirigjuar”, deklaroi sot Arta Bilali nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ajo vlerëson se ajo që po shohim nuk është një hetim, por një farsë e mirëorganizuar për të mbrojtur fajtorët e vërtetë, nga ku sipas saj, qëllimi i tyre kryesor nuk është të gjejnë të vërtetën, por të mbrojnë veten.

Sipas Bilallit, strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, si dhe asnjë komandant nuk është fajtor.

Arta Bilalli, BDI

Me një cinizëm të skajshëm, jo vetëm që po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe për të mbrojtur fajtorët e vërtetë, por po synohet të fajësohen padrejtësisht ish-zyrtarë dhe përfaqësues të opozitës, për të ndërtuar një skenar që u shkon për shtat pushtetarëve. Është e qartë se Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi. Kjo nuk mund të heshtet dhe prandaj kërkojmë publikisht: Pezullimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit komandues në MPB dhe Byronë për Siguri Publike, të cilët e dinin për problemet në PULSE, por nuk vepruan”.

Tutje ajo tha se po për këto arsye, ata kërkojnë, një hetim të pavarur, jashtë duarve të atyre që lejuan këtë tragjedi, me qëllim që për të zbuluar se kush i dha mbrojtje këtij objekti, si dhe njëkohësisht edhe hapjen e një procesi të ri kundër të gjithë atyre që po punojnë aktivisht për të fshehur të vërtetën dhe për të fabrikuar akuza monstruoze për të mbrojtur fajtorët e vërtetë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING