(VIDEO) BDI: Gostivari dhe Tetova janë të zhytura në borxhe

(VIDEO) BDI: Gostivari dhe Tetova janë të zhytura në borxhe

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, është për keqardhje. Me një borxh prej miliona eurosh, BDI thekson se Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.

BDI edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna.

Bashkimi Demokratik për Integrim

“VLEN, pasi degradoi gjitha të arriturat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv, ka vendosur që të fundos plotësisht edhe gjendjen e komunave që menaxhojnë, duke mos u angazhuar të përfundojnë asnjë projekt kapital për komunat që qeverisin”.

Ndërkaq, edhe reagimi i ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari ka qenë i menjëhershëm. Ai thekson se borxhi i “Komunalecit” në Gostivar është rreth shtatë apo tetë milionë euro, e jo më shumë, dhe se këto janë borxhe që janë trashëguar para se ai të bëhet kryetar komune.

Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë 

“Edhe unë e kam lexuar, por dua ta mohoj, 100 milionë euro janë të palogjikshme. Megjithatë, ka një tendencë, sidomos nga BDI, që lajmet e tilla t’i prezantojë në mënyrë spektakulare. Pra, kontrolloni edhe një herë dhe shpresoj që media që e ka publikuar të kërkojë falje që nuk janë 100 milionë euro”.

Taravari u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të klubit të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektër autik në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING