(VIDEO) BDI: Fushatë e orkestruar kundër shqiptarëve

(VIDEO) BDI: Fushatë e orkestruar kundër shqiptarëve

Ish-ministri i Ekonomisë dhe ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit, ku përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizituar shtëpinë e tij në Shkup. Ish-ministri nga radhët e BDI-së deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe gjithmonë ka zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara. Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit”, ka shkruar Kuçi.

Pas marrjes në pyetje të ish-ministrave, ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Partia opozitare shqiptare ka akuzuar Qeverinë për veprimtari të njëanshme dhe të motivuar politikisht kundër shqiptarëve në vend.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë. Sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet apo shqiptarët në përgjithësi”

BDI akuzon kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Shtetit se kanë orientuar në mënyrë të njëanshme hetimet kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve, pavarësisht rolit të tyre apo kohës së përfshirjes në sistem.

Partia ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar, siç e quan ajo, “sulmin institucional” dhe për të siguruar drejtësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

MARKETING