(VIDEO) BDI e gatshme për zgjedhje të parakohshme

(VIDEO) BDI e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Deklarata e Izet Mexhitit se i është ofruar rikthimi në BDI për shkak se sipas tij “Ali Ahmeti do të tërhiqet dhe ai do ta marrë partinë” është jo vetëm gënjeshtër e ulët, por edhe dëshmi e arrogancës së një njeriu që mendon se partia është plaçkë për pazare. Ky është qëndrimi i partisë opozitare shqiptare, e cila vlerëson se zëvendëskryeministri aktual nuk u largua nga BDI për parime, por për interesa. Sipas BDI-së, vlerat e Izet Mexhitit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vlerat e tyre.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

BDI ka lindur nga gjaku i UÇK-së dhe është ndërtuar mbi vlerat e sakrificës, përkushtimit dhe përfaqësimit të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këto vlera nuk mund të përlyhen nga ish-funksionarë të cilët, për më shumë se 20 vite, përfituan nga emri dhe autoriteti i Ali Ahmetit, vetëm për ta përdorur këtë trashëgimi për ngritjen e klaneve familjare dhe lidhjeve të errëta nën tokë. Ai nuk e kaloi vetingun për korrupsionin dhe devijimet ideologjike që kërkonin pastrim të brendshëm – sepse ai ishte i kapur nga to”

BDI vlerëson se Mexhiti, në vend që të kërkojë falje për dëmin që i shkaktoi strukturës dhe besimit të anëtarësisë, krenohet që është bërë shërbëtor i projektit më antishqiptar në historinë e vendit tonë – një qeveri që fyen gjuhën, mohon barazinë dhe përjashton shqiptarët nga vendimmarrja.

“BDI nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë strehë për klane, nepotizëm, korrupsion dhe shërbëtorë të projekteve antishqiptare”, theksohet në reagim.

Ish-partia në pushtet sot ka shprehur edhe gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme. Nëse mendoni se populli pajtohet që partitë humbëse të përfaqësojnë shqiptarët – EJANI NË ZGJEDHJE”, është mesazhi i BDI-së.

DREN GASHI – BDI

Nëse mendoni se është në rregull që ministrinë për Marrëveshjen e Ohrit ta udhëheq një pitinist që mohon atë – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë anulimin e balancuesit – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se punësimet njëetnike, përjashtuese nuk shqetësojnë askënd –

EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se shqiptarët janë të kënaqur me përjashtimin e diasporës nga regjistrimi – EJANI NË ZGJEDHJE Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë ndalesën e për të negociuar në emër të shtetit – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se është normale që inspektorët e gjuhës shqipe të japin dorëheqje sepse nuk u paguhen rrogat për katër muaj – EJANI NË ZGJEDHJE!”

BDI vlerëson se dikush që është i sigurt në drejtësinë e rrugës së vet – nuk ka pse të ketë frikë nga zgjedhjet. “BDI nuk e frikësohet popullit”, thekson BDI. /SHENJA/

MARKETING