(VIDEO) BDI dhe VLEN sërish përplasen për përfaqësimin e drejtë

(VIDEO) BDI dhe VLEN sërish përplasen për përfaqësimin e drejtë

Propozim Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, ka përplasur përsëri koalicionin VLEN dhe nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ku të parët e lëvdërojnë, e Osmani e kritikon. Nga koalicioni VLEN theksojnë se ligji ka marrë vulën evropiane dhe së shpejti do të hyn në Parlament. Sipas tyre, Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada është përdorur si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm.

VLEN

Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të qeverive, i pazareve partiake apo i manipulimeve zgjedhore, por rregullohet me ligj të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm. Me këtë ligj, VLEN e mbyll hallkën kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”.

Sipas VLEN-it-së faktet janë të pamohueshme, pasi për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, dhe se ky vlerësim sipas tyre, e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin ta rregullojë atë me ligj.

Nga ana tjetër nënkryetari i partisë opozitare, BDI, Bujar Osmani thotë se ky ligj është shembull klasim i mashtrimit politik. Sipas tij, ligjet nuk bahen për njerëz me qëllime të mira, por ai thotë se ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojt qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Balancuesi ka vepru para punësimit, ex ante, e ka parandalu shkeljen, nuk e ka regjistru pasi është bë dëmi. E ka kthy barazinë nga vullnet i lirë në detyrim kushtetues. Ky propozim ligj i ri e bën të kundërtën. E zhvendos barazinë nga e drejtë në dëshirë, nga obligim në politikë publike, në një shoqëri me paragjykime reale etnike”.

Osmani thotë se kur ligji len hapësirë, padrejtësia gjithmonë e shfrytëzon. Ai thekson se ky ligj nuk duhet të kalojë, pasi, siç thotë Osmani, është paketim i një çmontimi, me titull të bukur dhe përmbajtje bosh.

Balancuesi, shtonë Osmani, ishte instrument konkret për zbatimin e amandamentit 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike dhe i ka mbrojtur të gjitha komunitetet, në çdo nivel.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING