(VIDEO) BDI: Debakël i qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës

(VIDEO) BDI: Debakël i qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se qeveria ka pësuar debakëll, pasi çmimet e derivative të naftës për një javë janë rritur 30 %.

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton qytetarët se, nëse nuk implementohen urgjentisht masat e propozuara nga kjo parti, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%, gjë që do të rëndojë ndjeshëm buxhetet familjare në vend.

ALBANA MUSTAFA, BDI

Kjo Qeveri nuk ka kapacitetet e duhura për të menaxhuar krizat që ndodhin edhe 2.000 kilometra larg vendit. Për këtë arsye, Qeveria duhet menjëherë të shkarkojë Ministrin e Ekonomisë, i cili duket se nuk ka as vizion e as plan për menaxhimin e krizave ekonomike”.

BDI, edhe njëherë i bën thirrje Qeverisë që të shqyrtojë seriozisht propozimet e BDI-së, të cilat do të kenë mbështetjen e tyre të plotë nëse masat për mbrojtjen e qytetarëve procedohen dhe miratohen në Kuvend. /SHENJA/

 

MARKETING