(VIDEO) Bashkësitë Fetare njëzëri kundër ekstremizmit, askush nuk duhet të keqpërdorë fenë për qëllime të dhunshme

(VIDEO) Bashkësitë Fetare njëzëri kundër ekstremizmit, askush nuk duhet të keqpërdorë fenë për qëllime të dhunshme

Krerët e të gjitha bashkësive fetare u bashkuan në një vend për të nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.

MARKETING

Deklarata përbëhej nga gjithësej pesë pika në të cilën mes tjerash thuhej se institucionet fetare duhet të angazhohen në mbrojtjen e të rinjëve nga ndikimi i mësimeve të rrejshme fetare që nxisin urrejtje dhe dhunë dhe për të promovuar edukimin fetar të drejtë, që përhap frymën e bashkëjetesës ndërfetare.

Sipas deklaratës së nënshkruar nga krerët fetarë, askush nuk duhet të keqpërdorë fenë për qëllime të dhunshme ose për të justifikuar dhunën në emër të fesë.

Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Olivera Trajkovska tha se qëllimi i nënshkrimit është që të luftohet vetitë negative të paraqitura kohë pas kohe në shoqërinë tonë.

OLIVERA TRAJKOVSKA – KOMISIONI PËR MARRËDHËNIE ME BASHKËSITË FETARE

Feja është thirrje për të paqe, thirrje për vepra të mira, për bashkëjetesë dhe tolerancë. Prandaj vlerësojmë se gjithçka që del nga kufijtë e asaj që e promovon feja duhet të jetë në një farë forme e detektuar duhet të merren masa preventive dhe Bashkësitë Fetare si bashkësi që gjithmonë janë angazhuar për paqe dhe tolerancë e bashkëjetesë janë faktor të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Krerët fetarë janë të rëndësishëm në vendin dhe shoqërinë tonë e që kanë edhe ndikim të madhë në shoqëri”.

Në deklaratë Bashkësitë Fetare konfirmuan angazhimine tyre për ruajtjen e bashkëjetesës fetare dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare është organ i pavarur i administratës shtetërore, përgjegjës për çështjet që lidhen me sferën fetare në vend. Komisioni udhëhiqet nga një drejtor si zyrtar i emëruar i Qeverisë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING