(VIDEO) Bashkëshorti e rrahu Ivanën në ditën e tragjedisë, kërkohet paraburgim

(VIDEO) Bashkëshorti e rrahu Ivanën në ditën e tragjedisë, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi dhe ka caktuar paraburgim për bashkëshortin, gruaja e të cilit ra nga ballkoni bashkë me vajzën e saj. Ai akuzohet për tre vepra penale: “Nxitje për vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvarsje”, “Lëndime trupore” dhe “Rrezikim të Sigurisë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, prej vitit 2019 dhe deri më 2 mars kur Ivana Jovanovski ndërroi jetë, ajo në vazhdimësi është malltretuar fizikisht, psiqikisht, është lënduar, nënçmuar dhe i janë shkaktuar lëndime të dukshme në të gjithë trupin nga bashkëshorti i saj.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

Në ditën kritike, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar dhe ka filluar ta godas gruan në afërsi të vendit të saj të punës. Më pas, me automjet, të cilin e ka drejtuar një person i tretë, kanë shkuar në Gjykatë. Atje ka vazhduar ta kërcënoj se do ta vras, gjë që ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek gruaja. Në afërsi të gjyqit, e ka goditur fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”.

Pasi e kishin marrë vajzën 6 vjeç nga shkolla, dëshmitari i ka dërguar në shtëpinë e të ndjerës që ta bëjë gati dhe ta dërgoj tek gjyshja. Derisa dëshmitari dhe i dyshuari kanë qëndruar para banesës, gruaja e kishte mbyllur derën e banesës me vajzën dhe aty ishte vetëvrarë.

Veprimet çnjerëzore, e ndjera Ivana dhe dëshmitarë tjerë siç thotë edhe Prokuroria i kanë paraqitur te institucionet kompetente.

Prokuroria Themelore Publike

Këtë sjellje mizore dhe çnjerëzore nga ana e bashkëshortit janë intensifikuar gjatë vitit 2025 dhe 2026, për çka tani e ndjera, e gjendur në sitiuatë pa rrugëdalje ka vendosur të vetëvritet, e ka marrë fëmijën e saj dhe ka kërcyer nga ballkoni i katit të gjashtë të banesës në të cilin ka jetuar”.

Bashkëshorti i saj Stojançe Jovanovski sipas njoftimit të Policisë kishte edhe dhjetëra vepra tjera penale, ndërsa në njërin rast i ishin gjetur edhe 20 pako me drogë. Sipas policisë, Ivana kishte shumë denoncime në polici për dhunë në familje, por në të gjitha rastet ajo i kishte tërhequr kallëzimet dhe të njejtën gjë e kishte bërë edhe në ditën kritike, për të cilën edhe prokuroria e konfirmoi se tërheqja e padisë është bërë nën presion dhe dhunë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING