(VIDEO) Bashkëpunimi RMV- Kosovë, “One Stop Shop” në pikën kufitare Jazhincë”

Pas Bllacës, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë vendosur që sistemin e njohur si “One Stop Shop” ta vendosin në përdorim edhe në pikën tjetër kufitare që lidhë dy vendet, mes Jazhincës dhe Glloboçicës.
Prezent për të uruar këtë sukses në vendgjarje ishin zv/kryeministri Izet Mexhiti, Ministri Pançe Toshkovski po edhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se me këtë hap, afrohet Tetova me Prishtinēn dhe qytetet tjera të Kosovës, njejtë siç muaj më parë përmes të njejtit sistem u afruan, Shkupi me Prishtinën. Mexhiti tha se ky mekanizëm zhduk pritjet e gjata me të cilat në të kaluarën janë përballur qytetarët.
IZET MEXHITI – ZV. KRYEMINSITËR I PARË
Sot e bëjmë Tetovën më afër me Prishtinën dhe qytetet tjera, pra dëshmojmë se dy qeveritë janë Qeveri që janë në shërbim të qytetarëve në realizim të projekteve që lehtësojnë qarkullimin e tyre, e lehtësojnë dmth edhe qarkullimin e mallërave dhe mendoj se edhe këtu në Jazhincë është një kontribut në funskion të qytetarëve të lëvizjes së lirë
I pari i MPB-së, Toshkovski tha se “One Stop Shopi” në Jazhincë vjen pas suksesit me Bllacën. Tha se me këtë pikë përmbyllin me sukses heqjen e barrierave dhe lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe mallërave. Toshkovski shtoi se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojnë edhe në pikën kufitare Tabanoc po edhe Qafë Thanë.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME RMV
Implementimi i “One Stop Shop”, do të vazhdojë edhe më tutje duke e vënë në funskion edhe me Republikën e Serbisë gjithashtu do ta implementojmë edhe me Republikën e Shqipërisë. Do ta impelemetojmë në të gjitha pikat kufitare në të cilat do të kemi mundësi në periudhë më të shkurtër kohore me të vetmin qëllim, që qytetarët në Ballkan të mund të komunikojnë, lëvizin lirshëm dhe të realizojnë të drejtat e tyre aq më shpejtë sa mundemi.
Ministri Sveçla nga ana tjetër këtë hap e cilësoj sukses të madh duke shtuar se vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy Qeverive dhe Ministrive respektive.
XHELAL SVEÇLA – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME RKS –
Një sukses të jashtëzakonshëm që e kemi, qoftë pas Hanit të Elezit tash edhe këtu, ku qytetarët e dy vendeve do t’i nënshtrohen kontrollës, hyrje-hyrje. D.m.th, në vend se të ketë dy kontrolle të ndara, tash do të kemi edhe në këtë pikë kufitare regjimin e kontrollit, hyrje-hyrje, falë bashkëpunimit të dy Qeverive, të dy ministrive.
Muaj më parë Qeveritë e dy vendeve promovuan pikën e përbashkët kufitare Bllacë, që tani e cilësojnë si sukses dhe vlerësojnë se ka ndikuar pozitivisht dhe ka zhdukur kolonat e gjata me të cilat qytetarët janë përballur paraprakisht, para përdorimit të këtij sistemi.
Mevludin Imeri /SHENJA/