(VIDEO) Barometri pastër-turbullt, korrupsioni vazhdon të lulëzojë në burgje
Korrupsioni dhe “aferat e turbullta” nëpër burgje janë një nga problemet kryesore të konstatuara në raportin e fundit të organizatës Trasnsparence Internacional për Maqedoninë e Veriut, për muajin maj. Në këtë raport citohet edhe Këshilli i Evropës, i cili thekson se kushtet higjienike në Maqeoninë e Veriut nëpër burgje janë përmirësuar, por trajtimi i të burgosurve nga personeli nuk ka ndryshuar ende dhe po vazhdon të ketë edhe korrupsion.
Sa i përket rastëve “të turbullta” të muajit të fundit, organizata ka veçuar disa raste të hetimit, në mesin e tyre veçojnë rastin për hetimin për mitmarrje nga ana e gjykatësit suprem dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve.
TRASNSPARENCE INTERNACIONAL
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ia ka shqiptuar 30 ditë paraburgim gjyqtarit suprem Nake Georgiev, pasi i njëjti është arrestuar për gjoja marrjen e ryshfetit prej 10.000 euro, përkatësisht për veprën penale marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Dyshimet janë se Ixhet Memeti së bashku me Nake Gorgiev kanë influencuar duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e marrjes së ryshfetit për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e Novosellës, Boro Stojçev”.
Si ngjarja e dytë “më e errët” për muajin maj, është që Komisioni per antikorrupsion ka marrë iniciativë për të përcaktuar përgjegjësinë për drejtorin dhe Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.
TRASNSPARENCE INTERNACIONAL
“Komisioni kundër korrupsionit njoftoi se është duke nisur një iniciativë tek të gjitha institucionet kompetente për të përcaktuar përgjegjësinë për drejtorin dhe Bordin Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë për shkak të shkeljeve të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit si dhe Kodin Zgjedhor. Institucionet kompetente kanë një afat prej 60 ditësh për ta shqyrtuar dhe vepruar sipas kësaj nisme”.
Ngjarja e tretë “e turbullt” për muajin maj është aktakuza ndaj 12 personave, përfshirë drejtorin aktual të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, ish-drejtorin e ARS-së, Darko Kaevski dhe drejtorin e Komitetit Olimpik të Maqedonisës së Veriut, Darko Dimevski, për keqpërdorim në kuponin sportiv.
Gjykata Penale ka urdhëruar që të 12 të pandehurit të paraqiten te një zyrtar i caktuar në gjykatë një herë në javë”.
Në “ngjarjet e pastra” për muajin maj, theksohet kallëzim penal që është bërë kundër ish drejtorit të PIOM-it i cili akuzohet se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit, procedura e nisur ndaj dy policëve që kanë kërkuar ryshfet si dhe kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkolle në Dellçevë, i cili pa kryer procedurë transparente për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve, ka bërë blerje nga disa persona juridikë në vlerë të përgjithshme prej 905.482 denarë. /SHENJA/