(VIDEO) Banorët e Ramanlisë rrëfejnë “tmerret” nga treni

“Në këtë gjendje, ka mbetur stacioni i dikurshëm i trenit në fshatin Ramanli. Ky objekt që shifni prapa meje është objekt në të cilin dikur banorët e këtij fshati kanë blerë bileta po edhe kanë pritur trenin për të shkuar në Shkup, ose në vendet përreth ku graviton treni. Përveç kësaj, rrezik i banorëve të Ramanlisë është mungesa e trahut mbrojtës në hekurudhën në mes të fshatit po edhe problemet me ndriçimin dhe sinjalizimin”.
MARKETING
Një banor që takuam, tha se para disa vitesh vet ka qenë pre i një aksidenti me trenin. Thotë se vëllau me të cilin aso kohe po udhëtonte ka mbetur vazhdon të jetë me lëndime dhe se vazhdon të shfrytëzojë pushimi mjekësore.
Që ironia të jetë më e madhe, qytetari thotë se si përfundim, janë shpallur edhe fajtorë për aksidentin dhe kanë paguar edhe gjobë.
QYTETAR
“Ka qenë 11 korrik, treni na ka rënë, atë kohë skanë punuar as semaforë as asgjë, plus na kanë bërë neve fajtorë. Kemi paguar 300 euro gjobë pse kemi rënë në gropë. Këto nuk janë fare të sigurta, këtë e thonë edhe ata që punojnë këtu. Na thonë që e kemi patjetër të ndalemi dhe të shohim sepse nuk punojnë. Kanë ndodhur plot raste, djalit mixhës tim i ka vdekur fëmija 5 vjeç, një tjetër familjari i ka rënë, si të them, kanë ndodhur 5 raste”.
E banorët tjerë tregojnë se sa e rezikshme është rruga që frekuentojnë për çdo ditë sepse thonë se e kanë patjetër të lëvizin për të kryer nevojat elementare për jetë.
QYTETAR
“Po si nuk është e rrezikshme është në pyetje jeta, shpirti, ka fëmijë. Kanë ndodhur shumë aksidente, 2 apo 3 aksidente minimum bëhen brenda një viti”.
QYTETAR
“Është shumë rrezik, shumë njerëz e kanë humbur jetën në këtë rrugë, treni ka goditur disa vetura. Ne jetojmë këtu, në këtë rajon ka më shumë se 50 shtëpi. Jetojnë mbi 200 apo 300 persona. Kalojmë për çdo ditë në të njëjtën rrugë. Është shumë rrezik”.
QYTETAR
“Është shumë e rrezikshme, posaçërisht edhe për nxënësit këtu të cilët gravitojnë në këtë shkollë, për çdo ditë hasim në pengesa shumë të rrezikshme, asnjëherë nga kur Maqedonia është demokratike , nga vitet 90-ta këtu nuk ka as tra për pengesa ose mbrojtëse sikur që është në stacionet tjera. Posaqërisht, hekurudha dhe transporti nuk ka marrë asnjë veprim sikurse para 20 viteve po edhe tash në vitin 2025”.
Për të mos rrezikuar jetën e nxënësve banorët me ndihmën e mërgimtarëve, kanë rinovuar nënkalimin të cilit së shpejti do t’i vendoset edhe ndriçimi. Megjithëse hekurudhat nuk marrin asnjë hap, ata për më tepër pengojnë banorët.
Atmosferë tuneli
Pak metra larg dy stacioneve që kalojnë brenda fshatit mund të shohësh edhe vagona trenash që kanë rënë vite më herët dhe askush nuk është kujdesur që të bëjë tërheqjen e tyre.
Mevludin Imeri /SHENJA/