(VIDEO) Banorët e Batincës paralajmërojnë bllokada nëse “Drislla” vazhdon ndotjen

(VIDEO) Banorët e Batincës paralajmërojnë bllokada nëse “Drislla” vazhdon ndotjen

Djegia e mbeturinave në deponinë “Drislla” po i helmon dhe ngulfat banorët e fshatit Batincë dhe fshatrave përreth. Avni Xhemaili, kryetar i shoqatës “Rinia e Batincës”, deklaroi se që nga ekzistimi i kësaj kompanie fshati vazhdimisht është ballafaquar me ndotje enorme të ajrit. Xhemaili, më tej sqaroi se Drislla punon me kriteriume jo ekologjike dhe vazhdimisht digjen mbetje të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

AVNI XHEMAILI, KRYETAR I SHOQATËS “RINIA E BATINCËS”

“Ne gati qe 29 vjet që ekziston kjo deponi ballafaqohemi me ndotjen enorme të ajrit. Qe 29 vite kjo deponi nuk e plotëson asnjë kriterium as ekologjik dhe as evropian prandaj  ne kërkojmë që kjo deponi të shndërrohet në deponomi bashkëkohore, moderne, sipas standradeve ekologjike dhe evropiane, kjo është kërkesa jonë e vetme”.

Xhemaili tha se kanë dorëzuar njoftim deri tek institucionet kompetente se nëse nuk marrin masa që kjo deponi të funksionojë sipas standardeve ekologjike dhe evropiane deri më 15 shtator, banorët e Batincës do ta bllokojnë totalisht hyrjen para “Drisllës” dhe bllokimi do të zgjas deri atëher kur do të pranohen kërkesat e tyre.

AVNI XHEMAILI, KRYETAR I SHOQATËS “RINIA E BATINCËS”

“Ndërsa para një jave ne si shoqatë dhe iniciativë qytetare  kemi dorëzuar deri te qyteti i Shkupit kryetarja e qytetit të Shkupit, te ministria e mjedisit  jetësor, te inspektorati shtetëror për mjedisin jetësor, kemi dorëzur njoftim ku kërkojmë prej atyre të ndërmeren masa, hapa dhe plan konkret që kjo deponi të funksionon sipas standardeve ekologjike dhe evropiane”.

Xhemaili paralajmëroi edhe për hapat që do të ndërmarrin nëse kërkesat e tyre do të vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.

AVNI XHEMAILI, KRYETAR I SHOQATËS “RINIA E BATINCËS”

“Në rast se nuk merren masa ne ju kemi dhënë afat prej 10 ditësh, nëse nuk merren masat që i kërkojmë ne atëherë deri më 15 shtator, pas asaj dite  do të detyrohemi që ta bllokojmë totalisht hyrjen këtu para Drisllës dhe e njëjta do të ndodh 1 ditë, 1javë ose 1 muaj deri në realizimin e kërkesës tonë e cila është që të ndalohet kjo katastrofë ekologjike që i ndodh fshatit Batincë por edhe fshatrave dhe lagjeve përreth fshatit”.

Xhemaili tha se sipas raporteve mjekësore të mjekëve amë të fshatit Batincë gjendja e banorëve të fshatit viteve të fundit dukshëm është përkeqësuar dhe se ka rritje të të sëmurëve me probleme shëndetësorë të mushkërive. Sipas këtij raporti, 68% e pacientëve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive të bardha dhe disa prej tyre janë me sëmundje të kancerit. Xhemaili theksoi se mjekët në raportet e tyre kanë konstatuar se këto sëmundje kanë rezultuar si pasojë  e ajrit të ndotur nga djegia e mbeturinave të rrezikshme për banorët. Xhemaili u bëri apel institucioneve kompetente që të marrin masa, sepse siç tha ai, kjo gjendje rrezikon shumë shëndetin e banorëve të fshatit Batincë dhe fshatrave përreth.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING