(VIDEO) Banka Popullore: Borxhii i jashtëm arrin në 4 458 milionë euro

(VIDEO) Banka Popullore: Borxhii i jashtëm arrin në 4 458 milionë euro

Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit të kaluar ishte 4 458 milionë euro ose 32,6 % e Bruto Prodhimit Vendor të vlerësuar, njoftoi sot Banka Popullore. Nga atje thonë se në tremujorin e katërt të vitit, borxhi i jashtëm neto është rritur për 305 milionë euro ose për 7.3 %.

BANKA POPULLORE

“Në fund të tremujorit të katërt të 2023, borxhi i jashtëm bruto ishte  11 463 milionë euro dhe shënoi një rritje tremujore prej 386 milionë eurove. Kërkesat e jashtme bruto janë rritur për 81 milionë euro dhe kanë arritur në 7 004 milionë euro. Rritja më e madhe tremujore e obligimeve në krahasim me kërkesat ka sjellë një rritje të borxhit të jashtëm neto për 305 milionë euro, në mënyrë që në fund të dhjetorit 2023 borxhi ishte 4 458 milionë euro”.

Nga Banka Popullore thonë se gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto  është rritur për 160 milionë euro dhe arriti në 8 500 milionë euro. “Krahasuar me fundin e vitit 2022, borxhi i jashtëm neto është rritur për 147 milionë euro ose për 3,4 %, thonë nga BP.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING