(VIDEO) Balancuesi shkon në histori, ministri Andonovski sqaron se procesi do të kryhet në tri faza

(VIDEO) Balancuesi shkon në histori, ministri Andonovski sqaron se procesi do të kryhet në tri faza

Balancuesi do të hiqet dhe heqja e tij do të bëhet në tri faza. Kështu tha ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Ndryshimi i metodologjisë që do të bëhet me ligj sipas tij, do t’i japë fund asaj që fillimisht të jesh nga ndonjë etnitet, ndërsa pastaj të jesh profesionist në ndonjë sferë dhe të kesh cilësi dhe arsim. Profesionalizmi, shtoi ai, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike.  Theksoi se numrat në mjetin digjital balancuesi prej sot tashmë janë ndryshuar që të korrespondojnë me rezultatet e popullatës rezidente nga Regjistrimi në vitin 2021.

 STEFAN ANDONOVSKI, MINISTRI I TRANSFOMIMIT DIGJITAL

“Kjo nënkupton se personat e regjistruar në shtete të huaja nuk do të jenë pjesë e mjetit digjital balancuesi për punësim në Republikën e Maqedonisë. Koha e balancimit në bazë të çelësit etnik mbetet në të kaluarën dhe e gjithë kjo me respektimin e vlerave themelore të Kushtetutës”.

Kryeministri Hristijan Mickoski para disa ditësh deklaroi se balancuesi duhet të shfuqizohet pasi vjen si rekomandim edhe nga procesi i skriningut të Bashkimit Evropian, por edhe sepse me heqjen e tij, sipas Mickoskit, nuk do të ketë më diskriminim në baza etnike.

Kurse nga partnerët e tij të koalicionit, VLEN thonë se balancuesi do të zëvendësohet me ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë. Këtë mendim e kanë shprehur publikisht zëvendës kryeministri Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING